TIRANE- “Liber ne prag te pensionit politik” e ka quajtur kreu i qeverise, Sali Berisha librin e Edi Rames, “Kurban”.
Ne mbledhjen e sotme te qeverise, Berisha ka ironizuar serish me Ramen dhe botimin e tij me te fundit.
“Politikanët e vetmja gjë që mund të bëjnë është të shkruajnë kujtimet përpara se të dalin në pension. Kjo po ndodh dhe është bërë dukuri e zakonshme. Edhe libri i fundit “Kur hidheshin themelet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës” është i kësaj gjinie, i kujtimeve në prag të pensionit politik”- tha Berisha.











