‘Pritja e Ramës për kryeministër, si e Godosë’

Oct 3, 2011 | 13:49

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha i pergjigjet liderit socialist, Edi Rama se eshte gati te bashkepunoje per reformen zgjedhore dhe integrimin, por nuk pranon bisedime per ndarje pushteti ne tavoline.

Berisha eshte pergjigjur me gatishmeri per ngritjen e komisionit parlamentar per reformen zgjedhore, ndaj fteses se Rames.

“Përgjigja ime është shumë serioze. I nderuar zotëri. Jemi plotësisht të vendosur të bashkëpunojmë në interesin më të mirë të vendit për reformën zgjedhor. Një koncept të qëndrimit tonë të hapur ne e kemi paraqitur dhe sërish ritheksoj jemi të gatshëm në kushte barazie të ulemi në një komision parlamentar të reformës zgjedhore, i cili duhet të ketë axhendë të tij, adresimin e 52 rekomandimeve, të 2 ekipeve të OSBE-ODIHR që vëzhgojnë zgjdhjet e përgjithshme e lokale”- tha Berisha.

Sipas tij, maxhoranca eshte 100% e hapur dhe ka propozuar që delegacioni i saj në PE, të autorizojë dy deputetë, një nga pozita e opozita, të marrë rregulloren e PE, ta ballafaqojmë dhe me tej per ndryshimin e saj.

Kryeministri akuzoi Ramën se po kerkon shumicen dhe pushtet ne tavoline, duke theksuar se te tilla biseda jane jashte kultures se tij. “As nuk do jem president, as nuk kam ndërmend të ndryshoj ligjet kushtetuese…. Problemet e ndarjes së pushtetit në tavolinë janë jashtë kulturës time. …Dua Guvernatorin dhe kkrt, jo mor zotëri, shuimicë nuk mund të bëhesh kurrë, nuk të bën Berisha të bën populli”- tha ai.

Ai ka kërkuar angazhim serioz për realizimin sa më të plotë të procesit të decentralizimit. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha ka kërkuar miratimin në kuvend të ligjeve që lehtësojnë dhe favorizojnë decentralizimin, duke qene se nuk ka pengesën bllokuese të Ramës, që sipas tij tashmë ka kushtëzuar votat me 3/5.

“Të bëjmë reforma të rëndësishme që pushtetarët vendorë të kenë të gjitha mundësitë dhe përgjegjësitë për zhvillimin e komunave dhe bashkive të tyre. Decentralizimi është para së gjithash lidhur me fondet, paketë fiskale e cila prej vitesh priti votën e PS në Kuvend që të kalonte me konsensus dhe që një seri taksash qendrore t’i kalonte si taksa lokale, që do të mblidheshin dhe disponoheshin nga autoritete vendore u bllokuan. Pritja e Ramës për kryeministër u bë si pritja e Godosë, ndaj dhe urdhëroi grupin e vet të mos votojë decentralizimin për të cilin kishim rënë dakord me grupet e përbashkëta të punës. Atë ligj duhet ta votojmë, ligjet nuk do rrinë në pritje të Godosë, ato që skërkojnë shumicën me 3/5”- tha ai.

Berisha ka deklaruar se qendrimi i Rames eshte i njejte me ate te meparshmin, bllokues per reformat ne vend. Sipas tij, me keto manovra Rama po pengon reformen zgjedhore. “Ai per reformen e pranon Komisionin e Venecias, por ekspertizen qe ka bere ky komision per heqjen e imunitetit nuk e pranon”- tha ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura