Berisha përuron rrugën e fshatit të Fatos Nanos

Oct 12, 2011 | 10:50
Berisha në Gjirokastër

Kryeministri Berisha përuroi dje në Gjirokastër rrugën që të çon të Zagori e që kalon dhe nga fshati Nokovë, ku ka lindur ish-paraardhësi i tij, Fatos Nano. “Kjo rrugë, e cila ka një gjatësi prej rreth 28 kilometrash, kalon nëpër fshatrat Shëntodhër, Kakoz, Karjan, Këllez, Dhoksat, Qestorat, Mingul, Nokovë të komunës Lunxhëri dhe prej saj përfitojnë të gjitha fshatrat e luginës tjetër të bukur, mahnitëse, siç është lugina e Zagorisë”, u shpreh Berisha. Një banor i Zagorisë i tha Berishës se “je i vetmi kryeministër që ke ardhur në këtë komunë”. “E bëmë rrugën që të vijnë edhe miqtë e mi zagoritë në Tiranë që s’kanë ardhur këtu që prej 15 vjetësh”, u shpreh Berisha. Gjithashtu, po dje, Kryeministri përuroi dhe rrugën e re që të çon në fshatin antik të Antigonesë në Gjirokastër.

© Panorama.al

Te lidhura