Kryeministri Sali Berisha akuzoi sot nga Korça, kreun e Partisë Socialiste Edi Rama se është duke bllokuar integrimin, duke mos votuar ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Por, Berisha theksoi se pavarësisht kësaj, opozita nuk do të mund të pengojë integrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Kreu i qeverisë ftoi opozitën që të nisin punën për reformën zgjedhore, duke i sugjeruar asaj që të bëjë amendimet dhe t’ja dërgojë ODIHR-it.
“Nëse pranohen jemi gati të ulemi për konsensus”- u shpreh Berisha.
Lidhur me ndryshimin e rregullores së Parlamentit, Berisha theksoi se PS e do ndryshimin e rregullores për të penguar Parlamentin.
Sipas tij, lideri i opozitës Edi Rama nuk i do reformat.
Kreu i qeverisë i bëri komentet nga qytetit i Korçës, ku ndodhet për përurimin e një rruge të re.
© Panorama.al











