Berisha në “Blej shqip”: Birra Korça, e shkëlqyer

Nov 28, 2011 | 16:10

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot panairin “Blej shqip” pjesë e festimeve për 28 Nëntorin, i ngritur në rrugën pedonale “Murat Toptani” nw Tiranw.

Berisha u ndal në stendën e Birra Korça, të cilën e vlerësoi maksimalisht për shijen.

Kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga kreu i Bashkisë, Lulzim Basha tha se “Birra Korça është absolutisht më e mira. E shkëlqyer!”.

Në panairin “Blej shqip” pjesë e programit të Bashkisë së Tiranës për festën e Pavarësisë, ishin ekspozuar shumë produkte, 100% shqiptare.

© Panorama.al

Te lidhura