Berisha-mazhorancës: Nëse nuk keni frikë nga vota e diasporës, le të ushtrojnë të drejtën e tyre me çfarëdolloj dokumenti që disponojnë

Jan 30, 2025 | 16:26

Nga seanca në Kuvend, Sali Berisha insiston në miratimin e amendamentin e opozitës e njohjes së ligjit në procesin e votimit, të çdo dokumenti biometrik të lëshuar nga vendi i emigrantëve, që përmbajnë letërnjoftime dhe pasaportat e gjuhës të tjera.

Untitled

Berisha i bëri thirrje mazhorancës që të lejojnë të votojnë emigrantët me çdolloj dokumenti që disponojnë, nëse nuk kanë frikë nga vota e tyre.

Berisha: Në vitin 2008 kur është bërë Kodi, nuk ka patur asnjë vendim të GJK, as ligj në Kodin Zgjedhor që njihte të drejtën e shqiptarëve jashtë për të votuar nga vendet ku jetojnë. Mos të bëjmë spekulime banale të ulëta që tregojnë se ku duan të fshihemi.

Kur unë solla ligjin në 2013 për votën e emigrantëve, Edi Rama më kërcënoi në mënyrë të vendosur se nuk do marrë pjesë në zgjedhje nëse ti e voton ligjin…dhe nuk e kaluam.

Më në fund vendimi i GJK imponoi dhe palët vendosën të votojë. Kemi të bëjmë me një zhvillim të ri dhe nuk ka gjë më absurd ti vësh në diskutim shtetësinë shqiptare një shqiptari pse nuk ka pasaportë apo letërnjoftim shqiptar. Shtetësia garantohet me Kushtetutë dhe nuk mund të hiqet.

Atëherë nëse nuk keni frikë dhe tmerr nga vota e shqiptarëve, të votojnë shqiptarët jashtë vendit me çfarëdo dokumenti që disponojnë.

BE ka letërnjoftim të përbashkët dhe e njeh letërnjoftimin tonë, ndërsa Shqipëria nuk njeh letërnjoftimin e vendeve të BE. E kuptoni se çfarë primitivizmi zbrisni?!

 

 

© Panorama.al

Te lidhura