PUKE- Kreu i qeverise, Sali Berisha ka deklaruar nga Puka se interesi i vetem i kundershtarit politik, Rama eshte endrra e tij per karrigen e kryeministrit.
Gjate prezantimit te kandidatit te maxhorances per bashkine, Beqir Arifi, Berisha ironizioi me sloganin e PS-se, jo vetem duke e quajtur serish te rruges se vetmise, por edhe te votes kunder ndaj cdo projekti ne interes te vendit.
Sipas tij, rruga për të cilën bën thirrje Edi Rama është “Të votojmë cdo gjë kundër interesit tuaj, kundër rritjes së pensioneve, ndërtimit të rrugës së kombit etj, është rruga për të realizuar ëndrrën e tij të artë për karrigen e kryeministrit”.
“Rrugë më të vetme se kjo nuk ka dhe nuk mund të bëhet sepse ai në këtë rrugë ka bindje absolute se duke ju bllokuar ju, do mund të realizojë ëndrrën e tij të artë karrigen e kryeministrit. Ai ka bindjen e tij të plotë se duke ju bllokuar do mund të mbajë gjithnjë në brez lugën e artë të Bashkisë së Tiranës”- tha Berisha.
© Panorama.al











