TIRANË- Kryeministri, Sali Berisha, duke pranuar situatën e vështirë ekonomike në eurozonë ka deklaruar se për Shqipërinë ka vetëm një alternativë; të bëjë gjithcka për të lehtësuar klimën e biznesit. Deklarata është bërë sot padite gjatë një takimi me përfaqësuesit e fondit shqiptaro-amerikan.
Në fjalën e tij, Berisha ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë nga ky fond për Shqipërinë, duke deklaruar se historia e tij në vendin tonë ka qenë padyshim një histori suksesi. “Ju ia dolët të realizonit një nga historitë më të shkëlqyera të historisë së fondacioneve. Shqipëria që ju gjetët 15 vjet më parë nuk është më dhe në gjithë këtë ndryshim, ju të dashur miq kemi dhënë një kontribut parësor”- tha Berisha.
Ai numëroi shtrirjen e aktivitetit të fondacionit, bashkëpunimin me qeverinë në të gjitha nivelet dhe kontributin në shumë sektorë privatë.
Sipas Berishës, Shqipëria mezi pret të bëhet dixhitale, të bëhet jeshile dhe për këtë ka nevojë për zhillim të qëndrueshëm.
“Ne do të punojmë për projekte që do bëjnë të mundur sukseset e biznesit”- tha ai.
© Panorama.al











