Sali Berisha ka bërë një premtim se nuk do të “ketë urbanizim pa legalizim”, madje për ta bërë edhe më të besueshëm për banorët ai ka firmosur live përpara tyre.

Dokumenti me 6 pika që kreu i Partisë Demokratike firmosi kishte të bënte me legalizimin e banesave, si një kontrate e tij me banorët.
Çfarë përmban programi:
1-Shpronësim i drejtë sipas vlerës reale të tregut.
2-Trajtim me bonus qiraje të përshtatshme
3-Rishikim i projektit për të shmangur prishjet e panevojshme
4-Legalizim i përshpejtuar i banesave
5-Përfshirja e banorëve në vendimmarrje
6-Mbrojtje ligjore e pronës dhe siguri juridike

PJESE NGA FJALA E BERISHES
Miq, sot ne kemi zbritur në vitin 1960 si frymë, si popullatë.
Kemi humbur shtesën e 55 viteve. Humbje e tmerrshme.
Atëherë, duhet ta nxisim. 2 mënyra. Të kthejmë shqiptarët nga jashtë. Të bëjmë gjithçka që vëllezërit, motrat, fëmijët tanë, të cilët në të shumtën e rasteve punojnë në bujqësi, punojnë në ndërtim, të kthehen në vendin e tyre, t’i i nvestojnë ato kursime duke i lënë 5 vite pa taksa, pa asnjë taksë.
A funksionon? Po, funksionon. Nga viti 2009 deri në vitin 2012 u kthyen 180 mijë familje shqiptare nga jashtë. Do funksionojë përsëri. Përveç kësaj do nxisim lindjen.
Tani, ju keni ndërtuar këtu shtëpitë tuaja, keni ndërtuar jetën tuaj dhe përseri ka pasiguri të madhe. Dhe këtë pasiguri e sjell mashtrimi i qeverisë.
Unë kam firmosur një pakt me ju në një zonë tjetër. Unë ju jap fjalën ju, se do t’i qendroj pikë përpikë për çdo shqiptar.
Po të shkoni në Surrel, gjeni atje nëj vilë 57 metra të gjata themelet, me një kopsht 830 metra, i tëri i ndërtuar në kundërshti me ligjet. I legalizuar 100%, dhe këto janë Sarajet e Edi Ramës.
Kurse të tjerëve u thotë, ato dokumente mbani, por votoni njëherë, pastaj të shoh t’i quaj certifikata pronësie apo jo. Ua them unë ju. Që të gjitha do konsiderohen certifikata pronësie dhe ne këtu as nuk kemi bërë dhe as nuk do bëjmë ndonjëherë urbanizim para legalizimit. Do të bëjmë legalizim para urbanizimit.
Po të kthehemi pak pas në atë periudhë, ne nuk kishim konflikte me qytetarët. Jo. Se ne bënim legalizim para urbanizimit. Shpërblehej, legalizohej, shpërblehej me çmimin e tregut dhe arsyetohej se do vijë rruga, se do ndërtohet shkolla, se do ndërtohet kopshti.
U krijua njëherë një konflikt të shkolla teknologjike. E pyes ministrin: çfarë ka ndodhur atje, pse po protestojnë ata?
Protestojnë thotë se, problemi i dëmshpërblimit.
Problemi i dëmshpërblimit është çmim tregu. E kemi parim atë pnë, nuk ka punë legalizimi.
Ne i quajmë të legalizuar dhe pastaj, i paguajmë njëherë, pastaj urbanizimi.
Asnjë sherr, asnjë konflikt. Kurse këta fut buldozierët, iu hedhin gaz foshnjëve, etj. etj.
Këto marrin fund!
Do legalizohet çdo shtëpi para çdo akti urbanizimi.
Pronarët, absolutisht do marrin kompensim me çmim tregu.
I garantoj pronarët se marrëdhënia me ta do të jetë njëmarrëdhënie e ndershme dhe brenda mandatit 2025-2029, do t’i japim përgjigje përfundimtare problemeve dhe detyrimeve që rrjedhin nga pronësia dhe detyrimeve që rrjedhin nga persekutimi politik i shqiptarëve.
© Panorama.al











