Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit, PD: Akt kriminal, autori të ndëshkohet sipas ligjit

Jun 21, 2026 | 18:56

Partia Demokratike ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku u gris flamuri i Izraelit i vendosur në ambientet e Ambasadës së këtij vendi.

Berisha2

Në një deklaratë zyrtare, PD e dënon ashpër ngjarjen, duke e cilësuar atë si një akt kriminal, ekstremist dhe antisemit, që bie ndesh me marrëdhëniet tradicionale të miqësisë mes Shqipërisë dhe Izraelit.

“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe grisjen e flamurit të Izraelit të ngritur në ambasadën e këtij vendi si një akt kriminal ekstremist, antisemit që bie ndesh me ndjenjat dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë dy kombet dhe dy vendet tona dhe kërkon ndëshkimin e merituar ligjor të autorit”- thekson PD në njoftimin e shpërndarë nga Sali Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura