Berisha: Balluku vodhi 50 milionë euro në tunelin e Llogarasë! Përjashtuan dhe falimentuan bizneset në këtë zonë

Apr 4, 2025 | 18:30

Sali Berisha përsëriti një tjetër akuzë për zv.kryeministren Belinda Ballku, duke thënë se ka vjedhur 50 milionë euro me ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

berisha balluku

Sipas Sali Berishës oferta e kompanisë sllovene ishte 130 milionë euro, por thekson se Rama dhe Balluku shkuan në Turqi dhe i dhanë 180 milionë euro kompanisë.

Investimet në tunelin e Llogarasë – tha Sali Berisha- po shkon në 230 milionë euro, ndërsa theksoi se me ndërtimin e këtij tuneli bizneset kanë falimentuar.

Berisha: Morën dhe ndërtuan për të vjedhur tunelin e Llogarasë. Oferta sllovene ishte 130 milionë euro. Shkuan të Turqi, Rama me Ballukun gjetën atje një kompani ja dhënë asaj 180 milionë. Tuneli po shkon 230 milionë. Ky tunel shërben 4 muaj, shkurton rrugën gjithsej 13 minuta. Ky tunel e përjashton nga udhëtimi turistik qafën e Llogarëse, që është një nga bukuritë më mahnitëse. Këta tani ja bllokojnë rrugën Llogarëse, falimentojnë bizneset për të vjedhur 50 milionë euro dhe po shkon 80 milionë euro ç’është e vërteta.

© Panorama.al

Te lidhura