Berisha: Ata që ndihmuan Ramën, në rrafsh partiak më ndihmuan mua

Oct 17, 2011 | 14:01

TIRANE- Berisha ka akuzuar sot gjate mbledhjes se grupit parlamentar te PD-se, Ramen dhe politiken e tij bllokuese per refuzimin e dhenies se statusit kandidat ne BE.  Perfundim qe sipas Berishes eshte pohuar nga vete Rama, teksa ka thene qe bojkoti ia arriti qellimit.

“Në procesin e integrimit pati nga ata ndërkombëtarët kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme. Ka patur që donin të ndihmonin Shqipërinë, ka patur dhe përpjekje të atyre që ndihmuan vetëm z. Rama, dhe jo Shqipërinë. Rezultati i këtyre për fat të keq ishte jo ai për të cilin ata punuan. Sepse z Rama nuk pranoi asnjë nga sugjerimet, kurse rezultati i atyre që ndihmuan Ramën me të gjithë përpjektet ishin dëshpëruese, sepse në fakt në rrafsh partiak ndihmuan Sali Berishën dhe partinë e tij”- tha Berisha.

Ai kujtoi luften dy vjecare me thirrjen “Hap kutite ose largohu” te Rames, qe ne fakt sipas tij perfundoi ne menyre ironike me futjen vete te PS ne kuti.

“Z Rama ndenji 2 vjet duke shqipëtuar 2 milionë herë thirrjen hap kutitë. Cfarë ndodhi, e vetmja gjë ndodhi ishte se PS u fut në kuti. Kutia nuk u hap, ajo harroi të përmbushë misionin e vet të opozitës, të kritikës, të kontrollit, të vëzhgimit, të qeverisjes, ajo u mor me 4 faqet e kutisë, një kuti që s’u hap kurrë. Ky qëndrim i kushtoi Ramës 140 mijë vota më pak në zgjedhjet e fundit”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura