Berisha: Alternativa e Ramës, ‘Fajin e ka Saliu’

Apr 1, 2011 | 10:21

TIRANË- Kreu i qeverisë i ka bërë apel qytetarëve që të votojnë në zgjedhet e 8 majit për kandidatin që punon për banorët dhe shqetësohet për problemet e tij. Gjatë inaugurimit të një shkolle dhe një rrugë në Petrelë, Berisha ka ritheksuar se forca që drejton vjen në këtë fushatë me një sërë prioritetesh dhe tërësisht e angazhuar në hallet dhe problemet e qytetarit, ndërkohë që kundërshtari politik, nuk ka shpallur deri më sot asnjë alternative.

Duke e akuzuar Ramën, se vuan nga një mendësi e vjetër e akuzatorit, Berisha i ka kujtuar të pranishmëve se kreu i opozitës nuk ka thënë asgjë për banorët, për qytetarët dhe cfarë do të ndryshojë për ta.

“Dua t’i bëj një pyetje Edvin Ramës. Cfarë ofron, cfarë alternative ka?”- ka thënë Berisha. Sipas tij, të gjithë tashmë e dinë se e vetmja alternativë e Ramës është “Fajin e ka Saliu”. “Unë do ti them atëherë se faji i Saliut do të bëhet sa maji i Dajtit pasi do ndërtoj rrugë, kanalizime, ujësjellësa dhe këto ai i konsideron si faje. Ta pyes unë çfarë ju zgjidh kjo qytetarëve? Kjo përkundrazi dëshmon se ti vuan nga një mendësi e vjetër e akuzatorit”, – tha ai.

Kryeministri ka premtuar zhvillim për Petrelën, e cila ka potenciale të mëdha jo vetëm turistike, duke këshilluar banorët të mbjellin sa më shumë ullinj.

© Panorama.al

Te lidhura