Berat, pallati i lënë përgjysmë në ’97, vatër prostitucioni e droge

Oct 3, 2011 | 11:58
Godina e lënë përgjysmë në Berat

BERAT – Një pallat në qendër të Beratit shndërrohet në turpin e qytetit. Pikërisht në zemër të lagjes “Çlirimi”, godina 4-katëshe e mbetur në gjysmë të ndërtimit që prej vitit 1997, shfrytëzohet nga përdoruesit e drogës, shfrytëzuesit e prostitucionit, apo dhe grumbullimit të mbeturinave. Mësohet se godina mbeti në mes të ndërtimit për shkak të problemeve ligjore. Ky pallat është ndërtuar nga një person që sot nuk jeton më, dhe askush nuk është interesuar më për këtë godinë, e kthyer në një ambient shumë të rrezikshëm. Kjo godinë ndodhet në zemër të lagjes më

Pamje nga ambientet e brendshme të saj

të madhe të qytetit, dhe si e tillë është bërë problematike e shumë shqetësuese për banorët. Ata shprehen se persona të ndryshëm futen në këtë godinë për të konsumuar lëndë narkotike, e të tjerë e shfrytëzojnë për prostitucion, në çdo orë të ditës e natës. Një prej banorëve të lagjes, Sefedin Stafa, 50 vjeç, thotë se vajzat e gratë e lagjes nuk guxojnë të lëvizin pranë kësaj godine, nga frika se mos përballen me persona problematikë. Banorët e lagjes kërkojnë ndihmën e Bashkisë për pastrimin e ambienteve të katit të parë të godinës, madje ata kërkojnë ndihmën e Policisë që të ndërhyjë për parandalimin e fenomeneve negative. Ata shprehen se duhen marrë masa urgjente dhe Policia të identifikojë personat frekuentues, për të ndalur këtë gjendje. Të pyetur për këtë rast, burime zyrtare të Policisë së Beratit thonë se po punohet për të parandaluar këto fenomene dhe për të ndaluar personat e përfshirë në to. Ndërsa, zëdhënësi i Bashkisë, Kadri Kuka, shprehet për gazetën se Bashkia e Beratit e njeh këtë problem dhe, nëpërmjet Inspektoratit Ndërtimor, po angazhohet për të vërtetuar të gjithë dokumentacionin për këtë godinë. Pas verifikimit mbi dokumentet e saj do të veprohet në përputhje me ligjin e ndërtimeve pa leje. Sipas Kukës, banorët kanë shprehur ankesat dhe në Bashki dhe ky problem do të zgjidhet shumë shpejt. “Për këtë, Bashkia ka afruar dhe bashkëpunimin, jo vetëm me Policinë Bashkiake, por edhe me Policinë e Rendit. Gjithashtu, edhe me organizatat joqeveritare, për ndërgjegjësimin e pasojave të drogës te të rinjtë. Policia Bashkiake do të organizojë turne shërbimi të natës për të identifikimin dhe parandalimin e këtyre veprimeve të ulëta, të cilat cenojnë dhe jetën e banorëve të zonës”, deklaroi Kuka. d.xh

© Panorama.al

Te lidhura