Pas shumë dekadave në krye të vendeve të tyre, Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, dhe Presidenti i Tunizisë, Zine El Abidine Ben Ali, rrezikojnë burgun. Ndërsa për ta kanë dalë urdhërarrestet, për Mubarakun u desh që procesi të shtyhej edhe një javë, pasi ndodhet në Spitalin e Sharm El Sheikh. Javën e ardhshme ai do të përballet me gjyqin e tij të parë për korrupsion dhe vrasjen e protestuesve. Ndërkohë, dy djemtë e tij Alaa dhe Gamal janë tashmë në burgun e sigurisë së lartë të Shram Elk Sheikhut, aty ku dikur ata mbanin armiqtë e tyre. Masa e paraburgimit për ta është caktuar 15 ditë. Ndërsa në Tunizi, autoritetet njoftuan se kundër ish-presidentit Ben Ali rëndojnë 18 akuza të ndryshme, mes të cilave edhe “vrasje me dashje” apo “trafikim droge”. Ministri i Drejtësisë, Lazhar Karoui Çebi, lajmëroi se në total janë 44 akuzat që do të ngrihen ndaj 72-vjeçarit, familjes së tij dhe disa ish-ministrave.











