“Belinda Balluku në SPAK të premten!”- Klodiana Lala zbulon prapaskenat: Nga ministria e Infrastrukturës s’ka njoftim, gjasat janë të paraqitet në prokurori!

Oct 30, 2025 | 19:35

Gazetarja Klodiana Lala raporton se të premten në orën 15:00 zv.kryeministrja Belinda Balluku duhet të paraqitet në SPAK, sipas fletëthirrjes që ka marrë.

balluku ne spak belinda balluku spak inceneratori i tiranes deshmia e ballukut (1)

Sipas Lalës, në rast se Balluku refuzon të paraqitet, SPAK mund të kërkojë autorizim nga Kuvendi për të shoqëruar ministres me polici.

Mësohet se deri më tani zyra e ministres së Infrastrukturës nuk ka bërë asnjë deklaratë publike, dhe pritet që ajo të paraqitet nesër në SPAK.

“Zyra e ministrisë s’ka bërë asgjë publike, kështu që gjasat janë që Balluku të jetë nesër në SPAK”, tha Lala në News 24.

Hetimi i Ballukut lidhet me shkelje të barazisë në tenderat, konkretisht ato që kanë të bëjnë me projektin e Llogarasë, ku më parë janë arrestuar disa vartës të saj, përfshirë ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, i cili po hetohet dhe gjykohet për disa akuza, si dhe zyrtarë të tjerë të lidhur me tenderat.

Sipas informacioneve, Balluku është zbuluar si e përfshirë në këto çështje përmes telefonave të sekuestruar nga Berberi gjatë arrestimit në pranverën e 2024 si dhe përmes të dhënave nga dëshmitarë dhe celularë të tjerë të vartësve dhe bashkëpunëtorëve të saj.

Klodiana Lala: Nëse refuzon në mënyrë të përsëritur, ndiqet rruga e shkuarjes në Kuvend dhe marrjes së autorizimit që zonja Balluku të shoqërohet me polici. Zyra e ministrisë s’ka bërë asgjë publike, kështu që gjasat janë që Balluku të jetë nesër në SPAK.

Është bërë publike tashmë që SPAK po heton zv/kryeministren për shkelje të barazisë në tenderat që lidhen pikërisht me tenderat e Llogarasë, ku më herët janë arrestuar vartës të saj, si ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi i cili po hetohet dhe gjykohet për disa akuza dhe ish-zyrtarë të tjerë.

Sipas të dhënave të deritanishme, rezulton se Balluku është implikuar në këto vepra penale nga telefonat që janë sekuestruar në banesën e Evis Berberit në momentin  e arrestimit në pranverën e 2024, dhe të dhënat e marra përmes dëshmitarëve dhe celularëve të tjerë që u janë marrë vartësve dhe bashkëpunëtorëve të Ballukut.

© Panorama.al

Te lidhura