Zyrtari i Belgjikës, Fredi Rosemont, ka kërkuar nga autoritete shqiptare që të ndalojë numrin e madh të azilkërkuesve të rrejshëm.
Ai tha sot se ekziston “kriza e azilkërkuesve”, ku janë përfshirë edhe shqiptarët në Belgjikë, ku një shumicë e kërkesave të tyre për azil po shqyrtohen.
Në fund të vitit 2010, Bashkimi Evropian ka hequr regjimin e vizave për Shqipërinë.
Sipas Rosemont, këtë muaj, shqiptarët kanë bërë 240 kërkesa për azil në Belgjikë, dhe të gjitha ato ishin refuzuar si kërkesa të rrejshme.
Në disa prej tyre, tha Rosemont, azilkërkuesit pretendonin se armiqësia me familjet e tjera (gjakmarrja) mund të çojë në vrasjen e tyre.(rel)
© Panorama.al











