Becaj, gjyqtarëve: Zbatoni ligjin, jo pre e sekserëve

Apr 8, 2011 | 11:26

TIRANË- Kryetarja e Gjykatës së Lartë ka kërkuar nga gjyqtarët zbatim korrekt të ligjit, duke i bërë thirrje të mos ndikohen nga sekserët e të mos bien pre e matrapazëve. Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën Gjyqësore për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj, si zëvendësues të atyre që u mbaron mandati, Becaj ka theksuar se i parë në cdo cështje është ligji dhe vetëm ai.

Sipas Becajt, duhet të ketë një raport intensiv bashkëpunimi e pune mes Gjykatës së Lartë dhe KLD-së në të mirë të punës së përbashkët. Duke u ndalur në cështjen e shumëdiskutuar të imunitetit të gjyqtarëve, Becaj ka theksuar se pa imunitet duhet të lihen gjyqtarët që janë të korruptuar.

Becaj ka nenvizuar gjate fjales se saj se ka ardhur koha e miratimit te ligjit per Konferencen Gjyqesore.

Për dy vendet vakante, te lena pas mbarimit te mandatit te Artan Gjermenit dhe Hysni Demirajt kandidojnë 11 gjykatës, pesë prej të cilëve nga gjykatat e Apelit në Durrës, Shkodër dhe Tiranë, ndërsa gjashtë të tjera nga gjykata e Tiranës dhe rretheve.

© Panorama.al

Te lidhura