OHER- Pavarësia e gjyqësisë dhe prokurorisë, bashkëpunimi juridik në kontestet penale dhe civile, si dhe përparimi i bashkëpunimit me EUROJUST-in, janë temat e ditës së dytë nga Forumi ministror për drejtësi dhe punë të brendshme BE – Ballkani Perëndimor që mbahet në Ohër në organizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të drejtësisë në bashkëpunim me Presidencën polake me BE-në.
Sipas axhendës, Forumi do të përfundojë me prezantimin e prioriteteve në sferën e punëve të brendshme dhe të drejtësisë gjatë kryesimit të ardhshëm danez dhe qipriot me BE-në.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila dje mbajti fjalim në tubim, sot duhet të takohet me drejtorin e Europolit, Robert Ueinrajt.
Dje, Jankullovka pati më shumë takime bilaterale dhe atë me eurokomisaren Sesilia Malmstrom, si dhe me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi.(INA)
© Panorama.al











