BE, apel Shqipërisë: Zgjedhjet, të rregullta

Apr 6, 2011 | 9:14

Bashkimi Evropian i ben apel Shqiperise per zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve, duke theksuar se ata duhet te jene të rregullta dhe demokratike. Komisioni i Bashkimit Evropian për Stabilizim-Asocimin u takua këtë javë në Bruksel me zyrtarët shqiptarë për të diskutuar përparimet e vendit drejt kandidaturës për anëtarësim në bllokun rajonal.

Gjatë takimit të djeshem, komisioni u bëri thirrje partive politike që të marrin masa që zgjedhjet lokale të 8 majit të zhvillohen në bazë të standarteve ndërkombëtare. Paneli po ashtu tha se ndryshimet e ligjit elektoral të rekomanduara nga OSBE-ja duhet të zbatohen menjëherë pas votimeve.

Shqipërisë i kërkohet të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, të përmirësojë të drejtat e njeriut dhe të zbatojë reforma të thella në administratën publike para se të merret në shqyrtim anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Të martën, presidenti Bamir Topi u kërkoi udhëheqësve politikë që të zhvillojnë një debat të civilizuar gjatë fushatës elektorale, të respektojë rregullat e votimit dhe pranojnë rezultatet. (Voa)

© Panorama.al

Te lidhura