BE anulon vizitën e presidentit të Ukrainës

Oct 18, 2011 | 13:35

Bashkimi Evropian ka anuluar një vizitë të planifikuar të presidentit ukrainas, Viktor Janukovic, pas burgosjes së ish-kryministres Julia Timoshenko.

Maja Kocijancic, një zëdhënëse e shefes për punë të jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, tha se vizita e Janukovicit do të ndodhë kur “kushtet të jenë më të mira për progres të marrëdhënieve bilaterale.”

Janukovic, do të takohej me presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj, dhe presidentin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, të enjten.

Marrëdhëniet e BE-së me Ukrainën janë tendosur që pas dënimit me shtatë vjet burg të Julia Timoshenkos.

Bashkimi Evropian ka thënë se dëshiron të shoh “progres” në situatën e Timoshenkos dhe vendosje të ligjit në Ukrainë.

© Panorama.al

Te lidhura