
TIRANE- Të gjithë subjektet dhe inidvidët tatimpagues që janë debitorë ndaj Bashkisë së Tiranës duhet të shlyejnë borxhin e tyre brenda muajve të mbetur të vitit 2011, ndryshe do të ketë penalitete.
Në një njoftim të Bashkisë së Tiranës thuhet se “muajt e mbetur të vitit 2011 janë mundësia e fundit që i jepet biznesit në bazë të ligjit të faljes nr. 10418 dt. 21.04.2011 “Per Legalizimin e Kapitalit dhe Faljen e nje pjese te Borxhit Tatimor dhe Doganor” për të mbyllur të gjitha detyrimet e tyre, në të kundërt, në vitin 2012 të gjitha detyrimet e prapambetura do të jenë 100 % të pagueshme dhe nuk do të ketë më asnjë falje”
Ndërsa ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithë subjekteve apo individëve tatimpagues, që ti përgjigjen menjëherë këtij njoftimi, Bashkia ka bërë me dije se nëse nëse nuk do të respektohet ky afat, masa e parë që do të merret është publikimi në media i emrave dhe detyrimeve të çdo subjekti apo individi.
Më tej do të veprohet deri në mbledhjen e borxheve me forcë, në repsekt të ligjit.
© Panorama.al











