TIRANË- Një ditë para mbledhjes së këshillit bashkiak, kryebashkiaku Lulzim Basha ka bërë publike një sërë vendimesh që i janë adresuar këshillit për shqyrtim dhe miratim. Ai ka deklaruar se Këshillit do i paraqiten 5 propozime, mes të cilave, shpalljen qytetarë nderi të kryeministrit të Kuvajtit dhe aktores Eliza Dushku, vendimin e rëndësishëm për ristrukturimin e administratës së bashki, propozimin për lehtësime të biznesit, ulje taksash, projekvendimin për hapjen e tenderit për segmentin Shkolla Teknologjike-Qendra Kristal dhe rrethrrotullimin e doganës.
Sipas tij, gjithcka do të bëhen në parim me moton e punës së bashkisë në shërbim dhe interes të qytetarëve.
Pyetur për ristrukturimin e administraës Basha ka garantuar se gjithcka bëhet mbi bazën e meritës dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.
“Ka demokratë që kërkojnë që cdo anëtar i administratës që ka punuar me paraardhësin të shkarkohet, apo socialistë mendojnë se demokratët gëzojnë mbrojtjen. Të dy palët gabohen. Kriteret e risktrukturimit do të jenë cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve, kjo përfshin edhe strukturimin e bashkisë”- tha Basha.
© Panorama.al











