Basha: Prioritet, klima e favorshme për biznesin

Oct 25, 2011 | 14:08

Kreu i Bashkisë së Tiranë, Lulzim Basha tha sot se prioritet numër 1 i tij mbetet krijimi i një klime sa më të favorshme për biznesin.

Gjatë një takimi më përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Basha tha se “ofrimi i shërbimit nga Bashkia do të jetë i plotë në çdo cep të qytetit. Si rezultat i politikave të mëparshme me bizneset, po humbim biznese. Tirana do të kthehet shumë shpejt në njësinë më të vëmendshme ndaj biznesit, të ketë shërbim më të pakushtueshëm”

Sipas Bashës, nuk mund të kemi një Tiranë të zhvilluar, pa një Tiranë të zhvilluar ekonomikisht dhe pa një biznes që ndihet me rehat se kudotjetër.

Duke folur për punësimin, kreu i Bashkisë tha se nuk duhet të funksionojnë më lidhjet shoqërore dhe farefisnore për gjetjen e një vendi pune.

Janë rreth 5 mijë të rinj që futen çdo vit në tregun e punës, tha ai, duke shtuar se për këtë Bashkia është duke punuar për krijimin e një databaze, për kërkesën e kulifikuar dhe të pakualifikaur për tregun e punës.

Për këtë Basha kërkoi bashkëpunimin e biznesit.

© Panorama.al

Te lidhura