Basha me rektorët, firmoset Karta e Studentit

Nov 4, 2011 | 11:30

TIRANE- Kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha firmosi sot me rektoret e universiteteve marreveshjen per karten e studentit.

Sipas tij, dokumenti i rendesishem per gjithe studentet eshte nje tjeter premtim i mbajtur i fushates elektorale dhe ndihme per te rinjte.

“Ashtu siç premtova, 100 ditëshi i parë do të shënonte edhe përfundimin e etapës për kartën e studentit dhe sot falenderoj bashkëpunëtorët e mi, të gjithë pjesëmarrës në këtë proces, trupën pedagogjike, studentët dhe përfaqësues të tyre që në kohë kaq të shkurtër bënë të mundur lëshimin e kartës së studentit për bashkinë e Tiranës ” tha Basha na fjalen e tij.

Sipas kryebashkiakut, karta ka qene nje nga prioritet më thelbësore. Me kete marreveshje mbyllet faza e përgatitjes dhe hapet shtegun për përfundimin e nje databaze, per te nisur me tej me dokumentin per karten.

Ajo do të ofrojë një sere sherbimesh, qe do te lehtesojne jeten studentore, duke iu ofruar atyre ndihme qe nga transporti publik, aktivitetet kulturore etj.

© Panorama.al

Te lidhura