Basha i dorëzon Emirit të Katarit titullin “Qytetar Nderi”

Oct 18, 2011 | 20:21

Emiri i Katarit, Sheiku Hamad Bin Khalifa Al Thani gjatë një takimi që pati me kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha shprehu interes për të investuar në kryeqytet

Pasi kreu i Bashkisë, Basha e njohu atë me me projektet dhe prioritet e Bashkisë, kryesisht në rrafshin strategjik, si zgjatimi i Bulevardit, ndërtimi i linjës së tramvajit, ndërtimi i Parkut në Lumin e Tiranës, Emiri i Katarit, Sheiku Hamad Bin Khalifa Al Thani shprehu interes për këto projekte dhe tha se do të shqyrtojë mundësitë për financimin e tyre.

Emiri i Katarit, Sheiku Hamad Bin Khalifa Al Thani u nderua sot nga kreu i Bashkisë me titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin e dhënies së kontributit për qytetarët e Tiranës.

© Panorama.al

Te lidhura