TIRANE- Bashkia e Tiranës do të angazhojë ndihma dhe fonde për dy shtëpitë e hapura të Misionarëve të Nënë Terezës në Tiranë ku u jepet ndihmë të moshuarve të braktisur dhe me aftësi të kufizuara.
Në tetë vjetorin e lumturimit të Nënë Terezës, kreu i Bashkisë, Lulzim Basha ishte për një vizitë në një nga shtëpitë e hapura në kryeqytet nga Urdhri i Misionareve të Nënë Terezës ku dhe shprehu angazhimin e Bashkisë për të bashkëpunuar me urdhrin e Misionareve të Nënë Terezës.
Në ditën e lumturimit të Nënë Terezës, e cila përkonte edhe me 20 vjetorin e nisjes së punës së motrave të Nënë Terezës në Shqipëri, Basha e konsideruar frymëzim për gjithë njerëzimin veprën e bamirëses me origjinë shqiptare, Gonxhe Bojaxhi.
Basha tha se misioni i Nënë Terezës, roli dhe kontributi që po japin sot në mbarë botën misionaret e saj, është i jashtëzakonshëm dhe motiv i fortë për çdo njeri për të përcjelle sa më shumë dashuri tek ata që janë të sëmurë, të moshuar, femijë apo në pamundësi ekonomike
© Panorama.al











