TIRANË- Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm sot në ceremoninë për hapjen e Qendrës së të Moshuarve në Njësinë Bashkiake numër 9.
Duke vlerësuar kontributin e të moshuarve për shoqërinë, Basha ka premtuar se brenda muajit qershor bashkia do të hape 5 qendra të reja në shërbim të kësaj kategorie.
Sipas tij, institucioni që drejton ka prioritet shërbimin ndaj të moshuarve dhe kujdesin për kushte më të mira për ta. “Kjo qendër do të jetë nga sot e hapur çdo ditë. Brenda 5 qershorit do të ketë 5 qendra të tilla në Tiranë”, tha Basha, duke premtuar se shumë shpejt do të dekretohet nisma për transport falas për pensionistët.











