TIRANË- Në përvjetorin e 80- të lindjes së shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli, kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i ka bërë një vizitë në shtëpi.
Një tufë lulesh, urimet e rastit dhe një bisedë e ngrohtë me Agollin dhe bashkëshorten e tij në këtë ditë të shënuar. Basha ka vlerësuar lart figurën e Agollit dhe rolin e tij në letërsinë shqipe.
“Dritëro Agolli është ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë sonë. Ai është njeri me vizion të kthjellët, të qëndrueshëm dhe i pandikuar nga interest e çastit” ka thënë Basha gjatë vizitës në familje.
Për nder të shkrimtarit, Akademia e Shkencave në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës ka organizuar një veprimtari të posaçme për anëtarin e saj të nderuar.
Agolli ka rrëfyer sot në “Panorama” për jetën dhe krijimtarinë, pengjet e tij, përplasjen me Mehmet Shehun për librin që tronditi kohën “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” dhe arsyet e ftohjes me shkrimtarin Ismail Kadare.
© Panorama.al











