Barrikadat nuk hiqen, KFOR shtyn ultimatumin

Oct 17, 2011 | 9:50

Serbët nuk kanë lëvizur nga barrikadat e tyre në Veri të Kosovës, duke zbatuar rekomandimet e autoriteteve në Beograd, edhe pse KFOR ka kërkuar largimin e tyre deri të hënën, duke paralajmëruar një ndërhyrje paqësore për lirimin e rrugëve që të çojnë drejt doganave. Doganierët e EULERX dhe të Kosovës po transportohen ende në rrugë ajrore në Veri, pasi serbët i kanë bllokuar me barrikada dhe një prani të konsiderueshme përfaqësuesish të gjitha rrugët që të çojnë në pikat doganore në kufi me Serbinë, atë të Jarinës dhe të Bërnjakut. Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Dreus, ka shtyrë kohën e konvojeve të KFOR-it për furnizimin e trupave të KFOR-it në pikat kufitare deri të martën, duke u dhënë më shumë kohë qytetarëve të Veriut të Kosovës në largimin e barrikadave rrugore, pasi përfaqësuesit e komunave të Leposaviqit, Mitrovicës veriore, Zubin Potokut dhe Zveçanit kanë kërkuar më shumë kohë. Për këtë arsye, komandanti i KFOR-it ka vendosur t’u ofrojë atyre një ditë shtesë. Ndërkohë, kryenegociatorja kosovare për bisedimet me palën serbe, Edita Tahiri, e cila tha se faza tjetër e bisedimeve mund të kryhet në nëntor, ka kërkuar që deri më 20 tetor të zbatohen edhe nga Beogradi të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën në Bruksel.

© Panorama.al

Te lidhura