Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, lidhur me njoftimin zëvendëskryeministres, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila njoftoi sot rihapjen e tunelit të Llogarasë, i cili do të jetë nga nesër 24 maj i akseueshëm për të gjitha automjetet.

Sakaq Bardhi hedh akuza të rënda ndaj Belinda Ballukut, të cilën e akuzon për aferë e pastër korruptive.
“Belinda Balluku qenka rikthyer në vendin e krimit dhe paska njoftuar rihapjen e Tunelit të Llogarasë. Kjo është një aferë e pastër korruptive, ku vlera e ndërtimit u shtua me miliona euro, që i kaluan një kompanie turke, që ishte paracaktuar nga Balluku dhe që rezulton me dokumente zyrtare që nuk ka kryer asnjë punim”, shkruan Bardhi.
Sipas Bardhit, ekzistojnë të dhëna, përfshirë dëshminë publike të një prej pjesëmarrësve në takim, se kompania fiktive turke u paracaktua si fituese në një takim në Ankara, Turqi, të zhvilluar në datën 3 Qershor 2021, pra 21 ditë para rishpalljes së tenderit.
“Pyetja që po pret përgjigje nga SPAK që prej 12 Gushtit 2024 është: Ku kanë shkuar 50 milion euro të taksave të shqiptarëve? Edhe sa kohë do presin shqiptarët për një përgjigje”, përfundon Bardhi.
Postimi i plotë i Gazment Bardhit
Belinda Balluku qenka rikthyer në vendin e krimit dhe paska njoftuar rihapjen e Tunelit të Llogarasë. Kjo është një aferë e pastër korruptive, ku vlera e ndërtimit u shtua me miliona euro, që i kaluan një kompanie turke, që ishte paracaktuar nga Balluku dhe që rezulton me dokumente zyrtare që nuk ka kryer asnjë punim.
Ekzistojnë të dhëna, përfshirë dëshminë publike të një prej pjesëmarrësve në takim, se kompania fiktive turke u paracaktua si fituese në një takim në Ankara, Turqi, të zhvilluar në datën 3 Qershor 2021, pra 21 ditë para rishpalljes së tenderit.
Pyetja që po pret përgjigje nga SPAK që prej 12 Gushtit 2024 është: Ku kanë shkuar 50 milion euro të taksave të shqiptarëve? Edhe sa kohë do presin shqiptarët për një përgjigje?











