Qendërmbrojtësi i së ardhmes, ashtu siç e quajnë mediat katalanase, rikthehet edhe një herë tjetër në interesin e Barcelonës. Numri një i kampionëve të Spanjës, Sandro Rosell, do të bëjë të pamundurën për t’i rrëmbyer Milanit Tiago Silvën. Në “Kamp Nou” kanë nisur të mendojnë që tani për zëvendësuesin e kapitenit Karles Pujol, i cili nuk garanton më sigurinë në mbrojtjen e Guardiolës, për shkak të moshës dhe dëmtimeve të shpeshta. Galiani e ka deklaruar stoperin të pashitshëm, por është i ndërgjegjshëm se një ofertë joshëse do të mund ta largonte yllin e ardhshëm të “San Siro”-s drejt kampionëve të Europës.











