David Vila pranon se ukrainasit janë kundërshtarët më komodë që mund të kishin peshkuar në shortin e Nionit dhe ka premtuar se në “Kamp Nou” historinë do ta bëjnë spanjollët. “Kanë një skuadër të fortë, që jo rastësisht kanë ardhur deri këtu. Por ne nuk na lejohen hapa falsë, do të ishte shkatërrimtare. Nuk mund të them se do të ketë goleadë, por do të argëtohemi. Shorti mund të kishte qenë disa herë më i vështirë”. Ish-sulmuesi i Valencias pohoi se Barcelona ishte skuadra që mund të eliminonte veten. “Me ukrainasit duhet ta zgjidhim kualifikimin që në ndeshjen e parë, për të evituar vuajtjet në Donetsk”.











