Barbara Berluskoni, vajza e kryeministrit në ikje të Italisë, Silvio Berluskoni, dhe braziliani Pato, sulmuesi i Milanit, duket se janë “të cmendur nga dashuria”, më shumë se kurrë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Ata nuk humbasin asnjë rast për t’u shfaqur bashkë në publik, duke mos qenë të shqetësuar aspak nga paparacët. Të dy bashkë, ata ishin të ftuar në inagurimin e Hotel Armani, në Milano. Me këtë rast kanë qenë të ftuar edhe yje të kinematografisë si Jessica Alba, Isabelle Huppert, Maggie Gyllenhall. Vajza e kryeministrit Berluskoni nuk donte të bënte asnjë deklaratë dhe i ka evituar pyetjet e lëshuara me “breshëri” në drejtim të saj nga gazetarët, duke u drejtuar menjëherë nga turma e të ftuarve, mes të cilëve humbi, e shoqëruar nga i dashuri i saj, futbollist i Milanit.
© Panorama.al












