VENECIA- Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali të akuzuar për trafik droge. Sipas policisë italiane arrestimi i shqiptarëve është bënë në kuadër të operacionit të koduar “Reds”.
Shqiptarët, pjesë e bandës që merrej me trafikun e lëndëve narkotike në qytetin e San Donës, në Provincën e Venecias janë Fejzi Kulluri, 21 vjeç, Bledar Bako, 26 vjeç dhe Ervis Hyka, 28 vjeç.
Sipas mediave italiane, që kanë publikuar sot lajmin, emri i operacionit është vënë për shkak të të ngjyrës së kuqe që kishin makinat që përdorin tre shqiptarët.
Drejtuesi i bandës, sipas policisë është Ervin Kulluri, ndërkohë që policia kishte rënë në gjurmë të saj, pasi kohë më parë të tjerë bahskëpunëtor të tij kishin rënë në pranga. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e të arrestuarve janë gjetur rreth 4 mijë euro.
© Panorama.al











