Ban Ki-mun, në Kosovë. Takime me zyrtarët

Jul 24, 2012 | 9:25

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, sot arrin për vizitë njëditëshe në Kosovë. Ai pritet të takohet me zyrtarët e lartë të Kosovës dhe me përfaqësues të misionit të OKB-së në Kosovë.

Në kuadër të turneut të tij ballkanik, zyrtari i lartë i OKB-së, dje qëndroi në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolici dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Nikolic, pos tjerash, i tha Ban Ki-munit se Serbia do të kërkoje që “bisedimet me pushtetin e përkohshëm në Prishtinë, të udhëhiqen nën praninë e përfaqësuesve të OKB-së”. Pas Kosovës, Ban do të qëndroje në Maqedoni dhe Bosnjë Hercegovinë.

© Panorama.al

Te lidhura