Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa solli në Kuvend rastin e Belinda Ballukut, e cila tashmë është nën hetim nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarase.
Në fjalën e saj në Parlament, deputetja demokrate kërkoi praninë e Belinda Ballukut për interpelancë me Klevis Balliun për të dhënë llogari se ku kanë shkuar paratë që sipas saj, ajo i ka vjedhur shqiptarëve.
“Ku e keni sot zv kryeministren, ku e keni ju sot atë që u shqetësua nga epitetet e zotit Balliu, apo sepse e ndjente rivalitet se kush i jepte epitete me të spikatura kryeministrit. Ku e keni ju zv kryeministren tuaj drejtuese politike të dhjetë qarqeve, pse nuk e keni të bëjë interpelance me Balliun? Pse nuk e keni këtu të japë llogari ku janë paratë e shtetit?”, tha nder te tjera deputetja e PD, Ina Zhupa.
© Panorama.al











