Balluku e pezulluar nga GJKKO, Shehaj: Për herë të parë të korruptuarit janë ngujuar në Kryeministri! Janë të rrethuar nga drejtësia, nuk kanë nga t’ia mbajnë

Nov 20, 2025 | 17:08

Partia Mundësia dhe kreu i saj Agron Shehaj kanë dalë në një protestë para kryeministrisë, ku kërkojnë dorëheqjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, ndaj të cilës GJKKO ka vendosur dy masa; pezullimin e saj nga detyra dhe sekuestrimin e pasaportës, duke i ndaluar daljen nga territori i Shqipërisë, pasi ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

Agron shehaj proteste para kryeministrise

Kjo e fundit ndodhet prej më shumë se 4 orësh në kryeministri në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Pak momente më parë u pa duke hyrë në godinë edhe deputeti socialist Ulsi Manja.

Në një prononcim për mediat Shehaj tha se ky moment është histork për vendin tonë, pasi për herë të parë të korruptuarit (i referohet Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama) janë mbyllur në kryeministri dhe po bëjnë plane për t’i shpëtuar drejtësisë.

“Moment historik për herë të parë të korruptuarit janë mbyllur në kryeministri dhe po bëjnë plane për ti shpëtuar drejtësisë. Kanë një hall të madh, pasi kapën Erion Velijan, Ahmetajn, tani kanë kapur Belinda Balluku. Dhe me Belinda Ballukun ndryshon gjithçka, sepse Balluku është zv.kryeministrja në detyrë, nuk e lëshojnë dot sepse pas Ballukut sigurisht do shkojnë te Edi Rama”, tha Shehaj.

Agron Shehaj: Moment historik për herë të parë të korruptuarit janë mbyllur në kryeministri dhe po bëjnë plane për ti shpëtuar drejtësisë. Kanë një hall të madh, pasi kapën Erion Velijan, Ahmetajn, tani kanë kapur Belinda Balluku. Dhe me Belinda Ballukun ndryshon gjithçka, sepse Balluku është zv.kryeministrja në detyrë, nuk e lëshojnë dot sepse pas Ballukut sigurisht do shkojnë te Edi Rama.

Është e qartë që nuk i shpëtojnë drejtësisë. Ajo që ka ndodhur në Shqipëri është e njëjta që ka ndodhur në vendet e Lindjes. Janë me dhjetëra kryeministra, që kanë dalë para drejtësisë janë dënuar dhe shumë shpejt është e qartë, tani po i vjen radha Edi Ramës.
Kjo është arsyeja se pse Edi Rama është ngujuar sot në kryeministri me një të pandehur, e cila ka disa akuza dhe disa dosje, për të cilën

Janë të rrethuar nga drejtësia, nuk kanë nga t’ia mbajnë. Mendonin se do përdorini drejtësinë, se do i shpëtonin drejtësisë, mendonin se do e përdornin drejtësinë për të sulmuar kundërshtarët e tyre, por ja që edhe në Shqipërinë e vuajtur erdhi momenti i drejtësisë, ky është një moment i jashtëzakonshëm, moment shprese për shqiptarët, sepse falë drejtësisë këta do shkojnë në burg. Ka ardhur dita që të ndërtojmë diçka të re, një Shqipëri ku shqiptarët shtetin e kanë në krah jo në kurriz.

Zv.kryeministrja, zyrtarja më e pushtetshme e qeverisë Rama, është nën akuzë dy herë për shkelje të barazisë në tendera.

Gazetarja Klodiana Lala informoi se përveç aferës së tunelit të Llogarasë, ku është marrë e pandehur, dyshohet edhe për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe.

Gjyqtari i GJKKO, Erion Çela ka vendosur sot që Balluku të mos ushtrojë më detyrën e zv.kryeministres dhe të Ministres së Infrastrukturës.

Po ashtu ndaj Ballukut është caktuar dhe masa e sekuestrimit të pasaportës dhe ndalimit të largimit jashtë vendit.

Kjo është hera e parë që SPAK dhe GJKKO caktojnë masa ndaj një zyrtari të lartë që është ende në detyrë.

Gjithashtu është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie” për dy ish-vartësit e saj, drejtorit të KESH, Erald Elezi dhe kreut të ARRSH-së, Gentian Gjyli.

Ndërkohë një reagim për mediat, GJKKO shprehet se masat e sigurisë ndaj zv.kryeministres Balluku kanë karakter sekret.

Gjithashtu theksohet se do të ketë njoftim zyrtar nga ana e gjykatës në momentin e duhur procedurial.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun.

Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”, thuhet në reagim.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila u pezullua sot nga detyra dhe iu bllokua pasaporta për të dalë jashtë vendit, nëse nuk largohet nga postet që mban, rrezikon një masë më të ashpër sigurie.

Gazetarja Klodiana Lala pohoi se masa ndaj Ballukut i kërkon kësaj të fundit që të largohet menjëherë nga zyra e saj, në të dy postet e rëndësishme, si zëvendëskryeministre dhe si ministre e Infrastrukturës.

Ky urdhër është dhënë me pretendimin se Balluku mund të rrezikojë prishjen e provave, duke qenë afër detyrave të tyre.

“Nëse nuk e zbaton masën, prokurorët mund të kalojnë edhe në masa më të forta sigurie ndaj saj. Por duke qenë se drejton një nga ministritë më të rëndësishme e më të fuqishme, që menaxhon një pjesë të madhe të buxhetit, ka rrezik për ndikim nga ana e saj, që të mos ushtrojë ndikim edhe ndaj zyrtarëve apo në prishjen e provave”, shpjegoi gazetarja.

LEXO EDHE

GJKKO pezulloi nga detyra dhe sekuestroi pasaportën e Belinda Ballukut, Ermelinda Meksi: Është momenti që PS të përmirësojë qeverisjen! Kritika nuk është armiqësi ndaj partisë

U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, Belinda Balluku nën hetim jo vetëm për tunelin e Llogarasë! Zv.kryeministrja, nën akuzë për abuzim edhe për Unazën e Madhe

“Rama e flaku si leckë!” – GJKKO pezulloi nga detyra Ballukun, reagon PD: I kishte ngrënë dardha pas shpine! Këta nuk e njohin dorëheqjen!

I quajti akuzat baltë politike, BIRN zbulon prapaskenat që çuan në pezullimin e Belinda Ballukut! GJKKO pranoi kërkesat e SPAK për sekuestrimin e pasaportës!

Zv.kryeministres i sekuestrohet pasaporta, GJKKO cakton masën “arrest shtëpie” ndaj dy bashkëpunëtorëve të Belinda Ballukut

Dosja e fortë e SPAK, GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun! Numri dy i Qeverisë dhe ministrja e Infrastrukturës, ndalohet të udhëtojë jashtë vendit

 

© Panorama.al

Te lidhura