Bajerni

Apr 16, 2011 | 13:42

Bajern do ta ketë të vështirë kundër Leverkusenit, pasi nuk do të ketë në dispozicion katër titullarë, së fundmi as Riberi. Ky është informacioni më i fundit që vjen nga kampi bavarez. “Dëmtimi i Riberisë na qëlloi në kohë shumë delikate, megjithatë, uroj të jetë gati Shvajnshtaiger, pasi në të kundërt do ta kemi shumë të vështirë të luajmë pa tri titullarët e mesfushës. Deri të dielën duhet të presim, pasi ka shumë mundësi që lojtarët të rikuperohen. Pa katër titullarë, sigurisht vështirësia është e madhe”, deklaroi trajneri i Bajernit, Andries Jonkes.

© Panorama.al

Te lidhura