TIRANE- Kreu i prezences se OSBE-së, në Tiranë, Eugen Wollfarth ka shprehur shqetesim per moszgjedhjen ende te Avokatit te Popullit dhe qe Shqiperia eshte ende pa nje perfaqesues te tille. Gjate nje konference te zhvilluar paraditen e sotme per probeme te gjyqesorit, Wokkfarth ka deklaruar se është i domosdoshem emërimi sa më i shpejtë i Avokatit të Popullit.
Sipas tij, emërimi i Avokatit të Popullit është një nga 12 rekomandimet e kërkuara nga Komisioni Europian ne kuader te plotesimit te detyrimeve per marrjen e statusit te vendit kandidat.
Pak kohe me pare, mazhoranca i ofroi opozites qe ta propozoje ajo kandidaturen për Avokatin e Popullit dhe së bashku ta miratojnë atë në Kuvend, por kjo nuk u pranua.
Ambasadori i OSBE-se eshte ndalur edhe ne problemet e krijuara me vakumet ne mungese te gjykates Administrative. Ai ka bere thirrje per zbatim rigoroz te ligjit hde per nje gjyqesor te pavarur ne punen e tij nga ndikimet politike.
© Panorama.al











