Jahjaga, Thaçi, Berisha: Rruga e bashkimit

Nov 12, 2011 | 11:59

Rruga e bashkimit, e nje rendesie te vecante, jo vetem per shqiptaret por krejt rajonin eshte quajtur autostrada e re Vermice Merdar, 38 kilometrat e para te se ciles u peruruan sot.

Ne ceremonine e rastit, moren pjese presidentja e Kosoves, Jahjaga, kryeministri Hashim Thaci, kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, kongresmeni Engel etj.

Gjate fjales se tij, Berisha nuk fshehu entuziazmin per vepren shume te rendesishme qe perurohej, duke e cilesuar ate nje agim te ri per Kosoven. “Kosova në më pak se 3 vjet i dhuron qytetarëve te saj, kombit, rajonit dhe Europës një kryevepër të punëve publike. Kjo është një rrugë me domethënie të madhe për shqiptarët. Përmes kësaj rrugë, Kosova kontribuon për paqen, stabilitetin dhe integritetin rajonal”, tha Berisha.

Ai ka vleresuar burrin mendjendritur të idealit shqiptar profesor Ibrahim Rugovën, ndersa ka shtuar se autostrada që ndërtohet është rruga e së ardhmes së Kosovës.

Per kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi kjo autostradë është realizim i ëndrrës së kahershme.

“Kjo eshte autostrada e jetes se re, ne sherbim te te gjithe qytetareve, jo vetem te Shqiperise e Kosoves, por edhe te rajonit dhe Evropes. Ky eshte projekti i Kosoves se re, projekti qe i ka munguar Kosoves e rajonit. Ky eshte projekti me i madh dhe me modern ne historine tone, eshte civilizim dhe emancipim qe ndan boten e re nga e vjetra; ky eshte nje projekt i shekullit te ri, i lirise, pavaresise, projekti i evropianeve te rinj”, tha Thaçi gjate fjales se tij.

Presidentja Jahjaga duke deklaruar se rruga eshte ndertuar me standardet me te mira ka theksuar se ajo është në funksion të ndërlidhjes së popujve dhe shteteve. “Është lidhja jonë me korridoret e rëndësishme europiane. Politikat e koordinuara do të na bëjnë anëtarë të lirë, e të barabartë të Bashkimit Europian”,- tha presidentja e Kosoves.

 

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Fehmi Mujota, në konferencën e nje dite me pare prezantoi parapërgatitjet rreth përurimit të pjesës së parë të autostradës Vërmicë-Merdar, në gjatësi prej 38 kilometrave, ku ftoi qytetarët e vendit që të marrin pjesë në përurim.

“Do të jetë një ditë e shënuar për Republikën e Kosovës, është një e arritur shumë e madhe në historinë e ndërtimit të Kosovës”, tha Mujota, i cili shfrytëzoi rastin për të falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës, e veçmas të asaj pjese ku tashmë ka përfunduar ndërtimi i këtij segmenti, për siç u shpreh ai, bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Mujota shprehu falënderime edhe për autoritetet lokale për kontributin e dhënë në zgjidhjen e  problemeve të ndryshme, si dhe firmën ndërtuese.

Ministri Mujota konfirmoi se autoriteti mbikëqyrës i autostradës ka certifikuar të gjitha punimet, gjë që dëshmon se punimet janë kryer sipas standardeve evropiane të ndërtimit.

Gjatë kësaj konference, Mujota bëri të ditur se Ministria e Infrastrukturës do të vazhdojë fuqishëm me ndërtimin e segmenteve tjera të kësaj rruge, si dhe shprehu bindjen e plotë se do të punohen edhe segmentet tjera pa ndërprerje, pasi që tanimë janë bërë të gjitha përgatitjet si në aspektin buxhetor gjithashtu edhe në atë profesional. (kohaditore)

© Panorama.al

Te lidhura