Autobusi përplas makinën, 3 të vdekur nga një familje

Nov 4, 2011 | 15:50

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë. Një autobus me targa të Durrësit ka përplasur një automjet, duke lënë të vdekur tre anetare te nje familjeje dhe plagosur nje tjeter.

Sipas të dhënave të para mësohet se makina e aksidentuar ka qenë një tip “Wolksvagen” dhe viktimat janë me mbiemër Shota. Viktimat jane identifikuar si Autobelt, Suela e Kejsi Shota, ndërkohë Ervis Shota eshte derguar ne spital ne gjendje kritike per jeten.

Në vend ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit të rëndë.

© Panorama.al

Te lidhura