Athinë, arrestohen pesë shqiptarë për vjedhje

Oct 11, 2011 | 16:46
Te arrestuarit

ATHINE- Pesë shqiptarë dhe një adoleshent grek kanë rënë sot në prangat e policisë së Athinës. Sipas mediave vendase, policia ka goditur një organizatë kriminale e cila vepronte veçanërisht në kryerjen e plaçkitjeve në shtëpi nën kërcënimin e armëve dhe dhunës.

Nga operacioni kanë rënë në pranga, Aleksandër Pepa, 21 vjeç, Ermir Meta, 20 vjeç, E.M, 15 vjeç, Enea Pano, 25 vjeç, Sokrat Meniko 22 vjeç dhe një 16- vjeçar banor grek i Athinës.

Të gjithë këta shtetas ishin rezidentë në Greqi. Policia tha se ka shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Të arrestuarit hynin në shtëpi në mbrëmje vonë apo në mëngjes herët duke marrë me vete të holla, telefona, paisje elektronike dhe makina, të cilat i përdirnin për arratisje. Vetëm në një nga vjedhjet e bujshme të këtij grupi kriminal, policia e Athinës tha se janë përfituar rreth 80.000 euro.

© Panorama.al

Te lidhura