Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, autorët e qëlluan me 9 plumba pistolete! Kartela e krimeve, detajet e hetimit dhe pistat e Policisë! Dyshohet se u larguan me…

Jul 18, 2026 | 9:33

Policia e Sarandës po vijon hetimet për atentatin e mbrëmjes së djeshme (17 korrik), ku u plagos Thimjo Rubati, i njohur edhe si Sandër Rubati, 50 vjeç.

Thimjo Rubati alias Sander Rubati 1

Dy persona me motor dhe të kamufluar me skafandra e ndoqën dhe qëlluan për ta vrarë, por Rubati mori 3 plumba dhe plagë kritike, teksa ndodhet në spital.

Pas hetimeve të para mësohen edhe disa detaje nga dinamika e ngjarjes. Autorët përdorën një armë pistoletë dhe kryen 9 qitje në drejtim të Rubatit, i cili u godit nga 3 predha në trup dhe këmbë.

Ai është ende në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, teksa u rekomandua dërgimi drejt Janinës. Autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja dhe Policia vijon kontrollet në qytet dhe jashtë tij me postblloqe.

Dyshohet se ata u larguan nëpërmjet detit me skaf, duke marrë edhe motorin dhe sendet e tjera, për të mos lënë gjurmë pas.

Për shkak të precedentëve të shumtë penalë brenda dhe jashtë vendit të Rubatit, Policia ka disa pista hetimi. Edhe djali i tij u shpall në kërkim një ditë para atentatit, si një nga tre autorët e dhunimit të një oficeri policie në Sarandë, pas një sherri.

Pita kryesore mbetet larja e hesapeve dhe hakmarrja për shkak të tyre.

Rubati kishte qenë i arrestuar dhe dënuar në Greqi dhe gjithashtu në Shqipëri, kryesisht për kontrabandë.

Më 2002 ai është arrestuar dhe akuzuar për trafik minorenësh, ndërsa ka qenë i dyshuar edhe për rrëmbimin më 2016 të një vajze po të mitur, 16 vjeçe. Vitet e fundit ka bërë një dënim edhe në Greqi, ku ka dalë nga burgu.

Pamje nga vendngjarja
Pamje nga vendngjarja

Precedentët e Rubatit në Shqipëri dhe Greqio

Rubati u qëllua me armë zjarri në qytetin e Sarandës, ndërsa autorët dyshohet se u larguan me motor dhe humbën gjurmët në zonën e “Baba Rexhepit”, pranë varrezave të qytetit. Policia vijon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe deri tani nuk ka ende asnjë gjurmë.

Ndërkohë, të dhënat mbi të kaluarën e 50-vjeçarit tregojnë se ai kishte dalë vitet e fundit nga një burg në Greqi, ku ishte përballur me akuza për një ngjarje të rëndë penale dhe një nga pistat e krimit mbetet hakmarrja për këto konflikte të mbartura.

Gjatë kohës që ndodhej në burg në Greqi, Rubati rezultonte i kërkuar edhe në Shqipëri për një dosje ku ishin të përfshirë edhe disa doganierë, lidhur me një skemë të dyshuar për trafikim dhe kontrabandim automjetesh.

Thimjo Rubati atentati vendngjarja (7)

Për këtë çështje, ai u dënua nga Gjykata e Apelit me masë alternative, duke shmangur vuajtjen e dënimit me burg. Pas përfundimit të periudhës së burgimit në Greqi, ai nuk kreu dënim me burg në Shqipëri.

Hetimet për atentatin vijojnë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur motivin e sulmit dhe për të identifikuar autorët.

Si ndodhi ngjarja dhe lidhja e djalit të Rubatit në dhunën ndaj oficerit të Policisë

Mësohet se Rubati është transportuar fillimisht me urgjencë në Spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa më pas është nisur drejt Tiranës, pasi dyshohet se ka marrë tre plumba.

Thimjo Rubati alias Sander Rubati (1)

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një atentat të organizuar, pasi 50-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga dy persona të maskuar, të cilët dyshohet se lëviznin me një motomjet në lagjen nr. 4 të Sarandës.

Pas të shtënave, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka blinduar hyrje-daljet e qytetit në përpjekje për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Thimjo Rubati rezulton një person me precedentë të shumtë penalë. Ai është i skeduar më herët për vepra penale që lidhen me trafik klandestinësh, kontrabandë, armëmbajtje pa leje, si dhe trafik të mjeteve motorike.

Thimjo Rubati atentati vendngjarja (3)

Detajet e para të hetimit tregojnë se ngjarja ka ndodhur vetëm pak metra larg vendit ku një natë më parë u dhunua oficeri i Policisë Mihal Velço.

Për këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim djalin e Thimjo Rubatit, Andrea Rubati, 27 vjeç, së bashku me dy persona të tjerë, Antonio Lefteri dhe Engjëll Dalanaj, të tre me precedentë penalë.

Thimjo Rubati alias Sandër Rubati
Thimjo Rubati alias Sandër Rubati

© Panorama.al

Te lidhura