Dritan Shkëmbi ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoji, në momentin kur është ndaluar nga policia në AbuDhabi.

Burime bëjnë me dije për gazetarin e Panorama TV, Ervin Leka se ai ka pretenduar se ka qenë jashtë shtetit në momentin kur është kryer atentati ndaj Ndojit.
Por nga përgjimet dhe hetimet e autoriteteve pretendohet se ka prova dhe fakte se ka marrë pjesë në atentat.
Autoritetet shqiptare nga ana tjetër kishin siguruar prej disa muajsh informacione për vendndodhjen e tij ndërkohë që prej dy javësh ishte mbajtur nën vëzhgim nga autoritetet e huaja në bashkëpunim me qendrën e Interpolit.
Në momentin e ndalimit, Shkëmbi nuk ka pasur asnjë dokument identifikimi me vete por është zbuluar nga shenjat e gishtërinjve.
Ekstradimi i tij drejt Tiranës mund të bëhet në vijim vetëm me një vendim të gjykatës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
© Panorama.al











