“Asnjëherë nuk ka mirë prej të keqes”- Fero flet për përkushtimin e tij në fenë islame: Kam kuptuar se çdo gjë në jetë ka vlerë

Oct 23, 2025 | 22:00

Reperi i njohur nga Kosova, Fero, foli në emisionin e Arbana Osmanit, për përkushtimin e tij në fenë islame.

fero 1

Fero iu përkushtua fesë islame pas divorcit nga ish-bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli.

Reperi tha se ka mbi dy vite që praktikon besimin islam dhe se në fillim përshtatja ka qenë e vështirë për të, por me pas ai u mësua dhe çdo gjë shkoi mirë.

Fero tha se besimi në Zot i ka mësuar se çdo gjë në jetë ka vlerë dhe se e mirë nuk vjen kurrë prej të keqes.

Pyetje: Sa kohë ke që je pastruar dhe je rikthyer në besimin në Zot?

Fero: Kam dy vite e disa muaj…kam pas vështirësi 3 muajt e parë. Pas 3 muajt e parë kam marr veten shumë mirë dhe seni më i mirë gjatë asaj periudhe ka qenë, është se kam pa që jeta është shumë e mirë. Kam vlerësuar çdo gjë në jetë. Çdo njeri është mirë mos u afro me shoqëri të keqe. Asnjëhere nuk ka mirë prej të keqes. Kurrë nuk i lë vaktet e namazit.

Lexo edhe: “E kam dashur shumë dhe jam lënduar”- Ndarja me Arbenitën, Fero: Shpresoj që ta lërë anash inatin dhe të stabilizohet me jetën e vet

Lexo edhe: “Ajo është nëna e fëmijës tim!”- Ndarja e bujshme me Arbenitën, Fero: S’kam folur keq për të, vajzën nuk e kam takuar prej një viti! U mashtrova me një marrëveshje!

© Panorama.al

Te lidhura