Ashton: Mbyllni zgjedhjet, angazhim për BE-në

Jul 1, 2011 | 17:40

“Mbyllje te shpejte te procesit zgjedhor per t’u angazhuar me te gjitha forcat ne plotesimin e kushteve te lena si detyre per integrimin e vendit”.

Me kete porosi i eshte drejtuar sot baronesha Catherine Ashton, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian dhe Zv.Presidente e Komisionit Evropian, ministrit te Jashtem, njehersh numerit dy te qeverise, Edmond Haxhinasto gjatë takimit te mbajtur ne kuader te punimeve të Ministerialit të Komunitetit të Demokracive, në Vilnius të Lituanisë.

Deklarata eshte bere me dije permes nje njoftimi per mediat te Ministrise se Puneve te Jashtme, sipas te ciles takimi u përqëndrua mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe perspektivën e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Ne takim, sipas MPJ u theksua përfundimi sa më i shpejtë i procesit zgjedhor qe do të ishte një mesazh mjaft pozitiv për komunitetin ndërkombëtar.

Nga ana e tij, Haxhinasto theksoi se tani është koha që institucionet e pavarura të thonë fjalën e tyre dhe më tej partitë të angazhohen në reformën zgjedhore.

“Rekomandimet e OSBE/ODHIR, si dhe angazhimi dhe konsulenca e ODIHR dhe i Komisioninit të Venecias janë më se të mirëpritura, ashtu siç është bërë edhe më parë në hartimin e ligjeve apo dhe vetë kushtetutën e vendit”- tha Haxhinasto.

 

© Panorama.al

Te lidhura