TIRANE- Lufte pa kompromis kunder korrupsionit ka kerkuar ambasadori amerikan ne vendin tone, Aleksandër Arvizu, duke deklaruar se ky problem jo vetem per vendin tone, kërkon zbatimin e nje sere reformash.
Nderkohe, kreu i qeverise, Sali Berisha, duke perseritur angazhimin e qeverise qe drejton ne kete lufte ka ftuar opoziten te behet pjese e reformes per heqjen e imunitetit, si nje faktor kyc ne luften kunder korrupsionit, duke lene menjane kushtezimet.
Deklaratat jane bere sot ne ceremoninë e përfundimi të programit “Sfida e Mijëvjeçarit”.
Arvizu ka ofruar mbeshtetjen e SHBA-ve per Shqiperine, duke kerkuar vazhdimin e reformave.
“Në sistemin tonë reformat vijnë nga ndryshimi dhe në ndryshim do të shkojnë. Shpreh mirënjohjen time për këtë ndihmë të jashtëzakonshme dhe shpreh dëshirën që këtë udhëtim ta vazhdojmë”, tha Berisha.
Sipas tij, opozita duhet te heqe dore nga kushtet per heqjen eimunitetit.
“Të heqim dorë nga kushtet për të hequr imunitetin tonë dhe të heqim imunitetin sa më shpejt në dëshmi të përgjegjësisë sonë ndaj qytetarëve shqiptarë dhe atij parimi të madh që është barazia para ligjit”, tha Berisha.











