Arta Bajrami feston njëvjetorin e vajzës Viktoria

Oct 29, 2011 | 12:58

Vajza e Arta Bajramit ka mbushur një vjeç. Viktoria tashmë është rritur, kurse e ëma e saj ka filluar punën nëpër koncerte dhe mbrëmje muzikore, ka lançuar edhe një album me shumë hite. E tashmë mund të thuhet që përveçse është e realizuar si këngëtare dhe si nënë, ndoshta nuk i ka ngelur pa bërë asgjë tjetër, vetëm se në një të ardhme t’i japë Viktorias edhe një motër apo vëlla. Për shkak të angazhimeve të shumta, Arta nuk ka mundur të qëndrojë gjithë kohën me vajzën, por ka ndarë një fundjavë me të bijën e saj dhe bashkëshortin, pikërisht në ditëlindjen e parë, për të qenë afër vajzës në momentet më të lumtura. Ajo, së bashku me bashkëshortin Xhim dhe vajzën, kanë kaluar një fundjavë në natyrë duke festuar kështu ditëlindjen në një rreth të ngushtë familjar. Tani Arta më shumë jeton mes Gjermanisë dhe Kosovës, për shkak se atje ka bashkëshortin, i cili punon prej kohësh jashtë, kurse në Kosovë ka familjen dhe studion e vëllait nga ku nxjerr edhe hitet e saja. Për vajzën nuk e ka problem, sepse në Kosovë për të kujdeset e ëma e Artës, kur ajo ka ndonjë koncert apo realizim të këngëve.                                                         bl. re

© Panorama.al

Te lidhura