Milani mund lehtësisht Bate Borisovin, Çelsi shkatërron Genkun, Arsenali fiton në fund në Francë, teksa kampionët e Gjermanisë, Dortmund, munden në Athinë nga Olimpiakos. Nata e mbrëmshme në Kupën e Kampioneve dha pak rezultate surprizë dhe konfirmoi fitoret e skuadrave elitare. Kështu, Milani i Masimiliano Alegrit fitoi ndaj modestëve të Bate Borisov, duke marrë edhe kryesimin e grupit H. Po në këtë grup, Barcelona bëri thjesht detyrën duke munduar Viktoria Plzen, pa u munduar shumë për të bërë goleadë. Nga ana tjetër, edhe çekët nuk panë fare nga sulmi, por u munduan që pikë së pari të mos pësonin shumë gola. Teksa goleadë pësoi Genkun në fushën e Çelsit të Londrës. Blutë e drejtuar nga Vilas Boas mbyllën hesapet që në pjesën e parë, përderisa kryesonin 4-0. Dopietë e Fernando Torresit, i cili duket se po rigjen vetveten pas një periudhe shumë negative, e cila solli polemika edhe në Kombëtaren e Spanjës. Po në këtë grup, Valencia nuk arriti që të ruante avantazhin e krijuar në fillim, pasi vendasit e Leverkusenit u kundërpërgjigjën në pjesën e dytë me Shurrle dhe Sam. Në grupin F bien në sy fitorja e Olimpikosit në Athinë ndaj Dortmundit, si dhe fitorja e Arsenalit në Marsejë. “Topçinjtë” e Arsen Venger arritën që të shënjestronin portën e Mandandas vetëm në minutën e fundit të lojës, me anë të mesfushorit Aron Ramsej. Në grupin G, Porto nuk shkoi më larg se një barazim me qipriotët e APOEL Nikosia, edhe pse portugezët shënuan të parët me Hulk. Ndërsa në takimin tjetër, Shakhtar barazoi me Zenit Shën Peterburg 2-2, por duhet thënë se rusët humbën edhe një penallti me Shirokov në minutën e 4-t të pjesës së parë. Java e katërt e ndeshjeve në grupe do të luhet pas dy javësh, ku mund të shihen edhe skuadrat e para që mund të kualifikohen për në fazën tjetër, atë të 1/8 të finaleve.
Vilareal akuzon Agueron: U tall me ne
Shënoi golin e fitores në minutën e 3-të shtesë, duke i dhuruar 3 pikë të arta Sitit. Por Vilareali ka akuzuar Serxho Agueron se, pas shënimit të golit (2-1), ai ka përqeshur lojtarët spanjollë gjatë futjes së skuadrave në dhomat e zhveshjes. Zv/presidenti i “nëndetëseve të verdha”, Hose Manuel Laneca dhe mbrojtësi Marçena deklaruan për shtypin spanjoll se ishin fyer nga ish-sulmuesi i Atletikos së Madridit. “Gjesti që Serxho bëri nuk thotë shumë gjëra për të. Mua më duket mungesë respekti. Ai është një lojtar i rëndësishëm, që ka luajtur para pak muajsh në Spanjë”, tha numri 2 i klubit. Por 23-vjeçari argjentinas mohoi gjithçka: “Unë nuk kam asnjë interes të përfshihem në zënka dhe më duhet të hedh poshtë si spekulime zërat se jam tallur pas fitores me lojtarët spanjollë. Unë jam një profesionist dhe do të mbetem gjithnjë i tillë”, shkroi sulmuesi në faqen e tij në “Twitter”.
Champions League
Grupi A/ Të martën
Man.Siti-Vilareal 2-1
Shënues: Marçena 43′ (autg), Aguero 90+3’/ Cani 4′
Napoli-Bajern 1-1
Shënues: Badshtuber 39’/ Kros 2′
Grupi B/ Të martën
CSKA Moskë-Trabzonspor 3-0
Shënues: Doumbia 29′, 86′, Kauna 76′
Lilë-Inter 0-1
Shënues: Pacini 21′
Grupi C/ Të martën
Bazel-Benfika 0-2
Shënues: Sezar 20′, Kardozo 75′
Otelul Galati-Mançester 0-2
Shënues: Runi 64′, 90+1′
Grupi D/ Të martën
Dinamo Zagreb-Ajaks 0-2
Shënues: Boerrigter 49′, Eriksen 90+1′
Real Madrid-Lion 4-0
Shënues: Benzema 19′, Kehdira 47′, Ozil 55′, S.Ramos 82′
Grupi E/ Mbrëmë
Leverkusen-Valencia 2-1
Shënues: Shurrle 52′, Sam 56’/ Xhonas 24′
Çelsi-Genk 5-0
Shënues: Meireles 8′, Torres 11′, 27′, Ivanoviç 42′, Kalou 72′
Grupi F/ Mbrëmë
Marsejë-Arsenal 0-1
Shënues: Ramsej 90′
Olimpiakos-Dortmund 3-1
Shënues: Holebas 8′, Djebour 40′. Modesto 79’/ Levandovski 26′
Grupi G/ Mbrëmë
Porto-APOEL Nikosia 1-1
Shënues: Hulk 13’/ Almeida 19′
Shakhtar-Zenit 2-2
Shënues: Uillian 15′, Adriano 45’/ Shirokov 33′, Fajzulin 60′
Grupi H/ Mbrëmë
Milan-BATE Borisov 2-0
Shënues: Ibrahimoviç 33′, Boateng 70′
Barcelona-Vik. Plzen 2-0
Shënues: Iniesta 10′, D.Vila 82′











